E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e 2012 Haxhinasto harron Albpetrol

Megjithëse bëri analizën vjetore të dikasterit që drejton, ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto nuk foli fare për privatizimin e Albpetrolit, kompanisë qe ende nuk është as i shitur e as i shtetit. 
Proces ky, i ngelur pezull dhe pa para për ekonominë shqiptare.  
Haxhinasto tha se katër hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulëz Shkopet, u privatizuam, përmes një procesi transparent nën vëzhgimin e kamerave. 
Por as në këtë rast, ministri Haxhinasto nuk foli për dosjen e çuar ne prokurori një dite me pare nga Partia Socialiste, qe akuzon për një shitje nen kosto, krahasuar me hiodrocentralin e Lanabregasit  
Haxhinasto e refuzoi kërkesën e gazetarëve për pyetje, duke u shprehur se do të japë sqarime shtesë për çdo çështje në intervista apo konferenca të tjera mediatike.
Ndërkohë kreu  METE-s paraqiti edhe një sërë objektivat për vitin 2013 ku prioritet mbetet rritja e konkurrueshmërisë, lidhja me tregun rajonal të energjisë dhe me Kosovën si dhe  lidhja e interkonjeksionit me Italinë,  që sipas tij do t’i japë frymëmarrje eksport-importit të energjisë.
Gjithashtu sipas ministrit Haxhinasto një pikë tepër e rëndësishme mbetet edhe përfundimi i marrëveshjes për projektin e gazsjellësit TAP, ndoshta nga qe dy ore me pare ai firmosi marrëveshjen me kompanisë zvicerane. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›