E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enes Azizi nje shqiptar te PSG

Një shqiptar drejt Paris Saint Germain. Klubi i milionave dhe yjeve si Ibrahimovic, Thiago Silva apo Lavezzi, po mendon edhe për lojtarët e perspektivës.

Për këtë arsye, francezët janë pranë afrimit të portierit Enis Azizi.

18-vjeçari me origjinë nga Tetova është në gjurmët e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana. Kjo për faktin se ai është formuar te Lausanne Sport, skuadër nga e cila parizienët furnizohen rregullisht me talente.

Ndoshta edhe Azizi do të ndjekë të njëjtën rrugë si Cana dhe të shndërrohet në një lojtar me emër në futbollin ndërkombëtar.

Negociatat për lojtarin janë në fazën finale, ndërsa te PSG janë të bindur në transferimin e tij sa e kanë prezantuar edhe në faqen zyrtare të klubit. Palët kanë një akord parimor, e tani të gjithë presin firmën në kontratë.

Nëse kalimi realizohet me sukses, portieri do të jetë shqiptari i tretë që militon me Paris Saint Germain, pas Lorik Canës dhe Edvin Muratit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›