E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Analiza e Mimi Kodhelit: Shqipëria duhet të gjejë zgjidhje pragmatiste për atë që po vjen

Në një zhvillim global që shfaqet përherë e më shumë, Shqipëria mund dhe duhet të gjejë zgjidhje pragmatiste. Kryetare e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Shqiptar, njëkohësisht nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli ka zgjedhur optikën ekonomike për sjelljen e Shqipërisë në situatën që komplikohet gjithnjë e më shumë.

Në fund të ditës çdo gjë është ekonomi ka cituar Kodheli, duke vendosur zgjidhje mbi një krizë tashmë të paralajmëruar. Interesin e ambasadorit spanjoll nëse një mbrojtje europiane do të ishte e vlefshme e shkëputur nga NATO, Kodheli e orientoi po ashtu më terma financiarë.

Nga ana tjetër Kodheli ka apeluar për Ballkanin e Hapur dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit me theksin ekonomik të përfitimit.

Sipas Kodhelit, sfida e Shqipërisë në çdo rast mbetet bashkimi me forcat me vlera demokratike.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›