Analiza e doganave, vlerësohet rritja e të ardhurave
Në analizën vjetore të Doganave është vlerësuar rritja e të ardhurave nga kjo administratë gjatë 2008. I pranishëm ka qenë edhe zv.ministri i Financave Mima, i cili vlerësoi punën e bërë, por kërkoi një impenjim më të madh për disa procedura doganore.
TIRANE- Rreth 105 miliardë lekë janë futur në buxhetin e shtetit nga administrata doganore gjatë vitit 2008. Bëhet fjalë për një shumë që ka pësuar një rritje prej 13 për qind kundrejt një viti më parë. Shifrat u bënë publike gjatë analizës vjetore të këtij institucioni, u I pranishëm ka qenë edhe zv.ministri i Financave Florjon Mima. Ky i fundit vlerësoi punën e bërë nga doganat për rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, por kërkoi një impenjim më të madh përsa i përket disa prej proçedurave doganore. Një tjetër aspekt në të cilin Mima kërkoi më shumë efikasitet ishte edhe ai i çmimeve të referencës. Numri dy i Ministrisë së Financave ka kërkuar gjithashtu, një punë më të madhe në kontrollin e deklaratave doganore në pikat hyrëse të kufirit. (a.r/news24/balkanweb)