Kapet 63 kg heroine vinin nga Kosova

OPERACIONI / Policia ka ndaluar 21-vjecarin Ervin Hoxha ne oret e para te mengjesit te se dieles
Arrestimi i te riut dhe kapja e droges u be pas nje informacioni te marre paraprakisht nga policia
Pas nje pergjimi ne rruge operative blute e Durresit kane arritur qe te kapin gjate transportit nje sasi lende narkotike e dyshuar si heroine. Sasia e kapur ishte e paketuar ne pako 500-grameshe droge te presuar dhe e ambalazhuar me natriban ngjyre kafe. Sipas eksperteve te antidroges e gjithe sasia pasi u be kontrolli dhe peshimi i saj rezultoi se perbehej nga rreth 632 kg lende narkotike e dyshuar si e llojit heroine. Dyshohet se sasia e droges vinte nga Kosova dhe se po punohet qe te zbardhen edhe pistat nese ajo kishte si destinacion tregun vendas apo ate te huaj.
Arrestimi
Nje person te cilin policia e kishte vene nen vezhgim ka qene duke ecur ne kembe ne afersi te mbikalimit qe ndan rrugen hyrese per ne Durres dhe degezimin e plazhit. Disa police civile qe e ndiqnin ne afersi kane njoftuar me telefon ne drejtim te prites levizese qe i ishte vene perpara se personi po ecte me nje cante ku dyshohej se kishte edhe mallin e dyshuar duke shtuar se ishte i ri rreth 20 vjec.
Ai kishte marre rrugen hyrese te plazhit ne afersi te Ures se Dajlanit. Nuk ka bere shume hapa ne ate drejtim kur eshte ndaluar ne menyre te befasishme nga nje grup specialistesh te policise dhe i eshte hequr forcerisht canta nga dora.
Pasi eshte verifikuar edhe materiali qe ndodhej i mbeshtjelle ne cante 21-vjecari Ervin Hoxha eshte futur me shpejtesi ne mjetet e policise dhe eshte derguar ne Komisariatin e Durresit ku dhe i eshte komunikuar arrestimi per vepren penale te prodhimit e shitjes se lendeve narkotike.
Policia
Sipas policise strukturat e Sektorit Kunder Narkotikeve e Trafiqeve Paligjshme ne bashkepunim edhe me sherbimet e Komisariatit te Policise Durres dhe ato te Nderhyrjes se Shpejte kane arrestuar ne flagrance ne afersi te vendit te quajtur Ura e Dajlanit fillimi i zones se Plazhit Durres 21-vjecarin Ervin Hoxha banor i lagjes 13 ne Durres i paskeduar me pare si i perfshire ne veprimtari kriminale e keqberese. Ai ishte me origjine nga Peshkopia dhe kishte disa vite qe banonte ne Durres.
Policia ka saktesuar se gjate kontrollit personal te ketij shtetasi ne nje cante dore qe mbante me vete iu gjet e sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi lende e dyshuar si narkotike e llojit heroine me peshe te pergjithshme 6 kilograme e 320 grame e ndare e paketuar ne 12 pako te mbeshtjella me natriban.
Sipas policise nga kryerja e veprimeve te para hetimore e procedurale mendohet se lenda narkotike ne fjale mund te kete ardhur nga Kosova njekohesisht ajo ka deklaruar se po hetohet lidhur me destinacionin e saj. Krahas kesaj specialistet e antidroges po mundohen qe te identifikojne edhe persona te tjere te mundshem te perfshire ne kete aktivitet.