E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza/Evis Kushi firmosi në letër të bardhë, edhe kur i propozoi kandidaturën Edi Rama

26-03-2013 / Gazeta 55

Firma është e shenjtë. Dekania e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Elbasanit Evis Kushi është në kundërshtim të plotë me politikën destruktive të Edi Ramës përsa i përket votimit në  parlament të tre ligjeve dhe marrjes së Statusit të Vendit Kandidat. Blerja më e re e Edi Ramës, Evis Kushi është një prej intelektualëve firmëtare të peticionit publik që i drejtohej liderit të opozitës të lejonte deputetë e PS të zhbllokonte procesin e Integrimit Europian. Firma e saj në këtë peticion si duket është një e panjohur për liderishipin socialist. Kandidatja për deputet e PS në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi pas daljes në mediat të këtij informacioni është shfajësuar se asaj i dhënë një fletë e bardhë në të cilin kishte hedhur një firmë që sipas saj ishte pjesë e një iniciative jo politike. Kësaj i thonë të fikësh zjarrin me benzinë. Padyshim peticioni i firmosuar nga qindra intelektuale dhe profesionistë të ndershëm nuk ka qenë një  shtojcë politike e maxhorancës, por një lëvizjes e shoqërisë civile, për të cilën Evis Kushi nuk ka asgjë për t’u penduar apo skuqur faqen. Ajo që bezdis në këtë histori është fakti që kandidatja e Ramës në qarkun e Elbasanit justifikohet me një naivitet të pashoq kur deklaron se, “firmosa një letër në mirëbesim”,  njësoj si edhe kolegë të tjerë në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit. Zëvendësuesja e Shega Ligorit në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi nuk e dinte se ishte politike - për momentin mendonte se ne duhet të bëhemi pjesë e BE. Ndërsa tani ndryshone puna. Mjafton që ajo të bëhet pjesë e Skuadrës  dhe s’do as integrim dhe as demokraci parlamentare. Hyrja e saj nga dritarja e politikës është meritë e miqësisë së ngushtë me vajzën e Qazim Sejdinit, kryetar i Bashkisë së Elbasanit, i cili e loboi fort që Evis Nushi të bëhej dekane e Fakultetit Ekonomik. Prurja e re e listës së Ramës për deputetët e sigurt të qarkut të Elbasanit errëson kontributin e beqarit Ilir Bejtja dhe fik kontributin militantesk të Shegushe Ligorit, e cila largohet nga politika nga një zëvendësuese e saj, që ishte për votimin e tre ligjeve. Mungesa e vlerësimit të kontributeve të polikanëve në opozitë është një nga kriteret më të dukshme të Edi Ramës në përcaktimin e listës së kandidatëve për deputet. Ai vendos në listë emra si Ilirian Celibashi dhe jo Preç Zogajn apo Spartak Ngjelën. Largon Shegushe Ligorin dhe Skandër Hasën që iu nxi faqja kur votuan me porosi kundër hapjes së tunelit të Elbasanit.       

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›