Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimi për paqen globale
Vizita e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama në Lindjen e Mesme ka qenë një vizitë e suksesshme. Presidenti amerikan në udhëtimin e tij politik është përqëndruar tek Siria dhe diktatori i saj Assad i cili sipas tij duhet që të japë dorëheqjen. Por presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka kërkuar maturi në një rotacionin të mundshmë politik në Siri. Natyrisht është derdhur shumë gjak dhe presidenti nuk do të ishte dakord që të vazhdohej akoma me këtë mënyrë sepse kjo ndoshta do të sillte një katastrofë humanitare po aq edhe politike. Rreziqet janë të shumta në kaosin sirian sepse me shumë mundësi në fushë të betejës mund të shfaqen edhe armët kimike por në të njëjtën kohë shumë prej organizatave terroriste mund të përfitonin nga situata aspak e këndshme. Parë në këtë këndvështrim vizita e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka qenë një vizitë për paqe të shumta dhe ka shërbyer edhe për të qetësuar dy vende si Izraeli dhe Turqia. Ka qenë një telefonatë surprizë mes Netanjahut dhe kryeministrit turk Erdogan. Një telefonatë prej dhjetë minutash që është zhvilluar nën praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Sidoqoftë mund të konsiderohet tashmë përsëri si një kanal i hapur ai mes Turqisë dhe Izraelit i mbyllur për pothuajse plot dy vjet. Nuk ka qenë një rastësi sepse siç ka shpjeguar edhe në konferencën për shtyp, vetë presidenti amerikan, Barak Obama është punuar shumë për të arritur deri këtu. Ka qenë një fitore e madhe sepse dy vendet konsiderohen dy aleatë shumë të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dy shtetet janë po aq të rëndësishëm për situatën në Siri. “Problemi sirian është një problem amerikan por nuk mund ta përballojmë të vetëm. Izraeli dhe Turqia janë dy aleatë kyç për Amerikën, kishte kohë që po përpiqesha që t’i afroja dhe dje mund të thuhet se ishin kushtet ideale” - ka deklaruar presidenti amerikan pas takimit me mbretin Abdullah të Jordanisë. Erdogan ka pranuar të flasë me Netanjahun pasi ky i fundit i ka kërkuar falje për ngjarjen e vitit 2010 kur trupat e Izraelit “penguan” disa anije humanitare që të shkonin në Gaxa. Natyrisht aktivistët po shkonin atje për të ndihmuar nga ana humanitare palestinezët por u ndaluan egërsisht nga izraelitët sipas turqve ndërsa për qeverinë e Yllit të Davidit ishte thjesht një aksident. Asokohe reagimi kishte qenë i ashpër dhe jo vetëm nga qeveria dhe opinioni publik turk por edhe nga një pjesë e opinionit publik ndërkombëtar. Sidoqoftë tashmë dy vendet janë sqaruar përfundimisht madje qeveria izraelite kërkon që të dëmshpërblejë familjarët e viktimave. Por nuk ka qenë diçka e lehtë për dy vendet dhe për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Fatmirësisht, Turqia dhe Izraeli kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një raport, flitet për dy prej vendeve më të rëndësishëm të rajonit. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kenë akoma mosmarrëveshje dhe jo vetëm në cështjen palestineze” – ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Shumë analistë ndërkombëtarë kanë folur për vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama në Lindjen e Mesme duke theksuar se Obama po kërkon përsëri rrugë paqeje jo vetëm mes dy vendeve por edhe mes Izraelit dhe Palestinës. Natyrisht për këtë vizitë në fillim ka patur shumë skepticizëm sepse raportet njerëzore mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Netanjahut nuk kanë qenë nga më të mirat. Përpara vizitës flitej se Obama nuk i besonte shumë Netanjahut. Sidoqoftë duke parë situatën dhe zhvillimet me Iranin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të mbështeten tek aleatët e tyre historikë. Nga ana tjetër, më në fund duket se dhe vetë Netanjahu është pro dy shteteve, megjithëse problemet janë të shumta. Sidoqoftë palestinezët po aq sa edhe Izraeli kanë nevojë për paqe pas vitesh e vitesh lufte dhe ndoshta vizita e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama kishte pikërisht këtë objektiv: më në fund paqe.