Analizat e gjakut zbulojne se sa punojme

Montreal 12 mars 2011 - Nje grup shkencetaresh kanadeze nga Montreali ka zbuluar qe gjaku dhe filtrati i tij peshtyma mund te tregojne shenjat e lodhjes profesionale. Ne mostrat e peshtymes dhe gjakut te vullnetareve hulumtuesit kane gjetur materie te ndryshme nga ato te cilat zakonisht tregojne depresionin kane bere te ditur mediet franceze.
Shkencetaret nga Qendra per hulumtim te stresit njerezor ne Universitetin e Montrealit kane arritur deri te ky rezultat duke analizuar mostrat e peshtymes se 30 pjesemarresve te hulumtimit te moshes mesatare ne momente te ndryshme gjate dites per matjen e nivelit te kortizolit hormonit te stresit.
Shkencetaret kane matur edhe nivelin e shume faktoreve te tjere te stresit sic jane niveli i insulines sheqerit kolesterolit inflamacioneve si dhe shtypjen e gjakut.
Keta faktore kur merren parasysh te gjithe bashke mund te paraqesin shenja te ndonje crregullimi metabolik.
Pjesemarresit e hulumtimit kane plotesuar edhe pyetesoret ne lidhje me nivelin aktual te stresit dhe simptomat e depresionit si dhe rraskapitjen profesionale.
Shkencetaret ne kete menyre kane zbuluar te njerezit me shenja te lodhjes fizike nivel me te ulet te kortizolit sesa ai normal bashke me crregullimin e funksioneve te caktuara te metabolizmit.
Tek njerezit me shenja te depresionit eshte verejtur nivel me i larte i hormonit te permendur nga ai normal dhe nivel i ndryshem i crregullimeve metabolike sesa tek ata me rraskapitje profesionale.
Shkencetaret theksojne qe hulumtimi paraqet vetem fillimin e testimeve ne fushen e konfirmimit kimik te shkalles se lodhjes dhe paralajmerojne hulumtimet me te detajuara. /mia/
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme