MSH vlereson kontributet e Korpusit te Paqes

Vullnetaret e Korpusit te Paqes prej 10 vitesh japin ndihmesen e tyre ne shendetesine shqiptare kryesisht ne edukim shendetesor dhe parandalim te semundjeve. Dje ne 50 vjetorin e themelimit te Korpusit te Paqes Ambasadori i SHBA Aleksander A. Arvizu dhe Drejtori i Korpusit te Paqes z. Hill Denham takuan ministrin e Shendetesise Petrit Vasili. Ministria e Shendetesise eshte nje nga partneret kryesore te Korpusit te Paqes ne Shqiperi. I nderuar z. Ambasador duke shprehur dhe nje here kenaqesine time te madhe qe ndaj me ju kete dite te shenuar te rendesishme te 50 vjetorit te Korpusit te Paqes gjej mundesine te falenderoj dhe nje here vullnetaret e tij si shprehesit me te mire te dashurise se popullit amerikan per popullin shqiptar - tha ministri Vasili. Ndersa ambasadori amerikan Aleksander Arvizu deklaroi se prezenca e vullnetareve te Korpusit te Paqes eshte shembulli me i mire i dedikimit te qeverise amerikane ato perfaqesohen nga qytetare te thjeshte amerikane dhe permbushin misionin dhe detyrat qe kane. Vullnetaret e korpusit te paqes jane ambasadoret me te mire te qeverise amerikane ato ndertojne partneritetin dhe mbeshtetjet strategjike. Ne vitin 2004 Korpusi i Paqes nenshkroi nje memorandum mirekuptimi me Ministrine e Shendetesise per te themeluar programin e Edukimit Shendetesor. Pergjate shtate viteve te fundit rreth 67 vullnetare amerikane kane punuar ne Shqiperi nen kete program duke organizuar aktivitete te edukimit shendetesor dhe parandalimit te semundjeve. Vullnetaret e Edukimit Shendetesor punojne me koleget e tyre shqiptare per te rritur ndergjegjesimin ne lidhje me ceshtje shendetesore te tilla si abuzimi me substancat narkotike shendeti i nenes dhe femijeve semundjet seksualisht te transmetueshme higjiena semundjet kanceroze dhe ceshtje te tjera shendetesore. Ai siguroi gjithashtu mbeshtetjen e Ministrise per krijimin e nje grupi pune nder-institucional per zhvillimin e Programit te Edukimit Shendetesor me tej. Programi i Korpusit te Paqes ne Shqiperi ka rreth 76 vullnetare qe punojne ne mbare vendin ne tre projekte Edukimi Shendetesor Edukimi nepermjet Gjuhes Angleze Zhvillimi Organizativ dhe i Komunitetit. Korpusi i Paqes e hapi programin e tij ne Shqiperi ne vitin 1991 por e nderpreu ate ne vitin 1997. Ne vitin 2003 Korpusi i Paqes rihapi zyrat ne Shqiperi. Rreth 300 vullnetare amerikane te Korpusit te Paqes kane sherbyer ne Shqiperi.