Koeficientët e shkollave të mesme
02/03/2011 Koeficientët e caktuara nga degët e Universitetit të Tiranës, Durrësit e Politeknikut sipas llojit të shkollës
Përzjedhja e lëndëve të ngjashme me profilin e shkollës së mesme siguron më shumë pikë
Pranvera Kola
Shpallen edhe koeficientët për llojet e shkollave të mesme. MASH ka miratuar koeficientët për të gjitha profilet. Sikundër është konfirmuar, tashmë në formulën tradicionale të llogaritjes së pikëve për pranimet në universitete, gjatë vitit të ardhshëm akademik, përveç koeficientëve të lëndëve me zgjedhje, bëjnë pjesë edhe koeficientët për llojin e shkollave të mesme. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e koeficientëve të përcaktuar nga të gjitha degët e Universitetit të Tiranës, Politeknikut edhe atij të Durrësit, për llojin e shkollës së mesme. Edhe në këtë rast vlen rregulli që maturanti të ketë mundësi të grumbullojë sa më shumë pikë në rezultatin final të maturës, duhet të përzgjedhë ato degë që janë të ngjashme me profilin e shkollës. Kjo, pasi edhe në këtë rast koeficientët janë më të lartë. Kështu, një nxënës që ka mbaruar profilin natyror, në përllogaritjen e rezultatit final do të përdorë koeficientë më të lartë sesa do të ndodhte në rastin kur do të përzgjidhte degë të profilit shoqëror. Në total janë pesë lloje koeficientësh (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), të cilët klasifikohen sipas degëve për të gjitha profilet e shkollave të mesme, ku përfshihen shkollat e mesme të përgjithshme, shkollat e mesme të përgjithshme profili natyror, shkollat e mesme e përgjithshme profili shoqëror, shkolla teknike-ekonomike 5-vjeçare, shkollat teknike-profesionale 5-vjeçare dhe 3+2-vjeçare, shkolla social-kulturore e gjuhëve të huaja, shkolla social-kulturore artistike e sportive, shkolla social-kulturore pedagogjike (4-vjeçare), shkolla e mesme e përgjithshme me kohë të shkurtuar dhe shkolla teknike-profesionale me kohë të shkurtuar, që kanë dhënë provimet e Maturës Shtetërore.