Analizat, ndërmjet të dyshuarve një tjetër fëmijë
08/09/2009 Gripi i derrave
Ndërmjet rasteve të reja të dyshuara për praninë e gripit të derrit pohohet të jetë edhe një rast i moshës pediatrike. Megjithatë, do të jetë laboratori i referencës në Rumani që do të japë konfirmimin zyrtar për më shumë se 15 rastet që nga laboratorët tanë janë konfirmuar për prezencën e gripit të llojit A. Në buletinin e 13-të të informacioneve të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik është vënë re një trend në rritje i sëmundjeve respiratore të formave edhe të rënda, por specialistët shtojnë se kjo nuk do të thotë se jemi në pragun epidemik të virusit të gripit të derrave. Prej ditësh vijon të shtohet numri i mostrave të marra jo vetëm nga spitalet e poliklinikat në rrethe, por dhe në kryeqytet, të cilat u nënshtrohen analizave paraprake për praninë e virusit të ri që po qarkullon në tërë botën. Pavarësisht alarmeve të lëshuara nga mjekët, deri tani numri i zyrtar i të prekurve në vendin tonë prej ditësh është stacionuar te shifra 30, por mund të pësojë ndryshime në rritje nga përgjigjet që pritet të vijnë kësaj jave nga laboratori i huaj. Pjesa dërrmuese e pacientëve të prekur janë identifikuar në kryeqytet pranë shërbimit infektiv. Ndërsa gjysma e të prekurve i janë nënshtruar trajtimit disaditor në spital, pasi kanë paraqitur forma më të rënda të sëmundjes sesa pjesa tjetër e pacientëve, të cilët e kanë kaluar këtë virus në formë virale pa u dashur të marrin trajtim të rëndë me Tamiflu. Gjithashtu edhe pacienti që u paraqit në gjendje të rëndë pak ditë më parë pohohet se e ka kaluar tashmë shkallën e rrezikut dhe se shëndeti i tij po përmirësohet gradualisht. Që nga shfaqja e rastit të parë janë analizuar më shumë se 632 mostra të dyshuara, për të cilat 30 pacientë janë identifikuar si mbartës. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë pohuar se numri më i madh i mostrave është marrë në grup-moshën 25-44 vjeç. Duke pasur parasysh që numri më i madh i infeksioneve respiratore paraqitet më i madh në grup-moshën pediatrike, sërish vihet re një numër më i vogël mostrash të marra në këtë grup-moshë. “Tërheqim vëmendjen e pediatërve dhe epidemiologëve në të gjithë vendin që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e marrjes së mostrave në këtë grup-moshë”, - pohohet nga ISHP. Ndërkohë prej datës 20 qershor janë raportuar 13 raste të shtruara në spital: nga spitali rajonal Shkodër (2), spitali rajonal Elbasan (2), spitali rajonal Gjirokastër (1) dhe spitali pediatrik, QSUT (2), spitalin Pneumoftiziatrik (1) dhe spitali infektiv QSUT (5). Të prekurit kanë qenë të grup-moshave 48-63 vjeç (5 raste), 25 -35 vjeç (3 raste),1 rast 14 vjeç, 1 vjeç (2 raste) dhe nën 12 muaj (2 raste). Rastet e prekura i përkasin kryesisht kryeqytetit, por nuk mungojnë edhe në rrethe si Durrës, Gjirokastër, Sarandë, Devoll dhe së fundi në Laç.
Prekja
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë pohuar se numri më i madh i mostrave është marrë në grup-moshën 25-44 vjeç. Duke pasur parasysh se numri më i madh i infeksioneve respiratore paraqitet me i madh në grup-moshën pediatrike, sërish vihet re një numër më i vogël mostrash të marra në këtë grup-moshë. “Tërheqim vëmendjen e pediatërve dhe epidemiologëve në të gjithë vendin që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e marrjes së mostrave në këtë grup moshë.”
Shtrimet
Prej datës 20 qershor janë raportuar 13 raste të shtruara në spital: nga spitali rajonal Shkodër (2), spitali rajonal Elbasan (2), spitali rajonal Gjirokastër (1) dhe spitali pediatrik, QSUT (2), spitalin Pneumoftiziatrik (1) dhe spitali infektiv QSUT (5). Të prekurit kanë qenë të grup-moshave 48-63 vjeç (5 raste), 25 -35 vjeç (3 raste),1 rast 14 vjeç, 1 vjeç (2 raste) dhe nën 12 muaj (2 raste). Rastet e prekura i përkasin kryesisht kryeqytetit por nuk mungojnë dhe në rrethe.