E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Bojkoti i Kuvendit nga PS-ja arsye personale të lidershipit

08/09/2009  PE përshëndet pjesëmarrjen e LSI-së në qeveri

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, grupi i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, Gianni Pittella, përshëndeti hyrjen e LSI-së në koalicionin qeverisës. Në mesazhin e tij përshëndetës Pittella u shprehu mbështetjen për programin e LSI-së për integrimin e Shqipërisë dhe për realizimin e reformave që do ta çojnë Shqipërinë drejt realizimit të procesit të integrimit në Evropë. Ndërkohë gjatë një konferencë për shtyp kreu i LSi-së, Ilir Meta, komentoi bojkotin e Partisë Socialist të seancës së parë të legjislaturës së re deri në plotësimin e kushteve të vëna prej saj për mazhorancën. Sot nis një legjislaturë e re dhe unë jam i bindur se në fund të kësaj legjislature Shqipëria do të jetë shumë më ndryshe nga çfarë është sot. Shqiptarët do të ndihen shumë më mirë dhe njëkohësisht atyre që iniciojnë iniciativa të tilla tepër të vjetra për politikën shqiptare, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ku jetojmë, të jeni të sigurt se do t’u vijë turp pas pak kohësh për këtë veprim të pajustifikuar që bëjnë thjesht për probleme të brendshme statutore”, - deklaroi Meta. Por sipas tij kjo nuk do të jetë një pengesë për ecurinë e Parlamentit të ri dhe për liberalizimin e vizave për shqiptarët. “Asgjë nuk do ta ndalë projektin e evropianizimit të Shqipërisë dhe jam i bindur se kundër këtij projekti nuk është PS-ja, por është një lidership, i cili ka vetëm probleme personale dhe interesa personale”, - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›