Procedurat dhe kriteret e reja të regjistrimit
08/09/2009 Vendet dhe llogaritë ku do të bëhet pagesa e pranimit Qyteti Studenti
Ndryshon sistemimi i banorëve, shtohen godinat pritëse vetëm për vajzat
Regjistrimi dhe pranimi i banorëve të rinj në Qytetin Studenti për vitin akademik 2008-2009 do të bëhet menjëherë pas shpalljes zyrtare të listave me kandidatët fitues në universitete. Drejtuesit e QS-së pohojnë se procedura e regjistrimit do të jetë e ndryshme për banorët që strehohen për herë të parë këtë vit nga ata që do të rikthehen sërish në godinat e QS-së. Tashmë është rregulluar dhe shpërndarja e studentëve të vjetër sipas godinave ku janë bërë ndryshime në sistemim, duke qenë se janë shtuar godina për pranimin e vajzave. Kjo bazuar dhe në fluksin e lartë të kërkesave që paraqitet prej kësaj kategorie.
Pranimi
Për regjistrimin e strehimin në bujtina për vitin akademik 2009-2010 studentëve u kërkohet dokumentet e mëposhtme:
Certifikatë me fotografi e periudhës korrik–tetor 2009 ose fotokopje e kartës së identitetit.
Tri fotografi personale; vërtetimin nga fakulteti përkatës ku vazhdojnë studimet, i cili duhet të jetë i vulosur; raport mjekësor; për të përfituar shërbime mjekësore falas studentet duket të sjellin pranë poliklinikës së këtij qyteti kartelën e tyre shëndetësore; gjithashtu kërkohet edhe mandatpagesa si dhe urdhri i regjistrimit nga inspektorët regjistrues, të cilët janë të vendosur pranë çdo godine.
Sipas drejtuesve, kërkohet kujdes i veçantë në derdhjen e pagesës, pasi studentet e vitit të parë do të japin lekët e tarifës në çastin e regjistrimit. Ndërsa studentet të viteve II-VI, të cilët janë të shpallur në listë sipas godinave përkatëse të planifikuara për vitin akademik 2009-2010, e bëjnë pagesën për strehim pranë Bankës Kombëtare Tregtare, me numër llogarie të TS-1 sh 403002295 dhe pranë “BIS Banka”, me numër llogarie te TS-1 sh.a 6937
Shërbimet e ndryshuara
Pas rikonstruksioneve të bëra në godina është bërë e mundur që këtë vit të mos jenë më shumë se tre persona në dhomë. Sipas drejtuesve të QS-së, meqenëse ka pasur kërkesa në rritje për strehimin e vajzave, për këtë vit janë vënë në shërbim godinat nr. 28-29 për strehimin e studenteve vajza të vitit të parë. Ndërsa studentët djemtë që cilët për vitin akademik 2008-2009 kanë qenë të strehuar në godinat 28-29, janë sistemuar në ato nr. 20-21, ku sapo kanë përfunduar rikonstruksionet. Këtë vit në të gjitha godinat do ketë salla studimi për studentët, ndërsa në dhomat e strehimit të studenteve janë vendosur lavamanë, pasqyra dhe janë shtuar dushet. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike është i pandërprerë. Ambienti në QS, sipas drejtuesve, është i sistemuar, i ndriçuar. Pranë bibliotekës do të qëndrojë e hapur në shërbim 16 orësh për studentet salla e internetit, e cila është falas për ta. Në çdo godinë dushet do të funksionojnë 16 orë në ditë dhe janë pa pagesë ekstra. Njëkohësisht shërbimi sportelist në godina (recepsioni) do të ofrohet gjatë 24 orëve, duke kontrolluar hyrjet e daljet e studentëve në godina. Gjatë procesit të regjistrimit do të jetë i afishuar dhe numri i drejtorit, tek i cili aplikuesit mund të ankohen në rast të shfaqjes së parregullsive në procedurën e pranimit.
Pritjet /pagesa
Për vitin akademik 2009-2010 është mundësuar që strehimi i studentëve në dhoma të jetë jo më shumë sesa tre persona. Këtë vit akademik në bujtina priten të akomodohen rreth 6500 studentë nga të gjitha rrethet e vendit të shpërndara në godinat e caktuara. Pagesa e strehimit në një nga dhomat e konviktit të QS-së do të jetë në shumën e 35 000 lekëve.
Rregullimi i dhomave
Detajohet plani i strehimit të banorëve të rinj. Meqenëse ka pasur kërkesa në rritje për strehimin e vajzave në këto konvikte, për këtë vit janë vënë në shërbim të tyre dhe godina nr. 28-29 për strehimin vetëm të studenteve vajza të viteve të para.
Studentët djem që 2008-2009 kanë qenë të strehuar në godinat nr. 28-29 janë sistemuar në godinat nr. 20-21.
Procedura e regjistrimit
Për t’u pranuar në një nga godinat e Qytetit Studenti aplikantët duhet të dorëzojnë:
- Certifikate me fotografi të periudhës korrik–tetor 2009 ose fotokopje e kartës së identitetit e shoqëruar me fotografi dhe e noterizuar.
- Kërkohen 3 fotografi si dhe vërtetimin nga fakulteti përkatës ku vazhdojnë studimet, i cili duhet të jetë i vulosur nga ky institucion. Nuk pranohen fotokopje
- Raport mjekësore nga rrethi përkatës. Për të përfituar shërbime mjekësore falas studentet duhet të sjellin pranë qendrës shëndetësore kartelën mjekësore.
-Mandatpagesën. Urdhër regjistrimi nga inspektorët regjistrues që janë pranë çdo godine. Studentet e vitit të parë e bëjnë pagesën pranë godinave në çastin që regjistrohen.