Detergjent rrobash për të vdekur, shpëton 20-vjeçarja
08/09/2009 Depresivë, gjendje e keqe ekonomike
DURRES- Shtetasja Antuena T. me banim në lagjen numër 17 të Durrësit ka vendosur të vetëvritet duke pirë ilaçe rrobash. Detergjenti i rrobave e ka lëshuar në dysheme vajzën 20-vjeçare të lindur në Gramsh dhe banuese në Kënetë. E tërë ngjarja është zhvilluar pa dëshmitarë dhe mënyra se si ajo ka provokuar të vdesë duke pirë solucion me përmbajtje acidi për rrobat është dëshmuar nga vet viktima pasi e ka kaluar gjendjen kritike. Solucioni në etiketën në gjuhën shqipe cilëson se detergjenti duhet mbajtur larg fëmijëve, në vende të thata dhe se ka efekt për një periudhë kohore 2-vjeçare gjë që dëshmon edhe për përmbajtjen gërryese të tij. Familjarët e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi kanë dyshuar për simptomat e helmimit. Paraprakisht është thënë se 20-vjeçarja e lindur në Gramsh dhe banuese në lagjen numër 17, me gjendje civile beqare, ka pësuar tronditje psikike që e ka nxitur të vetëhelmohet. Gjendja depresive për të ka ardhur për shkak të situatës së rëndë ekonomike në familje, por policia ende nuk ka një konkluzion të qartë lidhur me motivet e vërteta e të plota.