E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizat përcaktojnë, kanabis dhe jo kërp

Martin Pëllumbi,  ish kryetar i komunës Skrelit, dhe kryetar i shoqatës së fermerëve të Skrelit, është arrestuar sot nga policia pasi analizat e ardhura nga Italia kanë vërtetuar se bima që ai kishte mbjellur tre vjet më parë në bahçen e tij ka qenë kanabis dhe jo kërp industrial ashtu siç pretendonte ai. Konflikti mes Pëllumbit dhe policisë ka nisur në dhjetor të vitit 2005, kur policia asgjësoi një ton bim të thatë pasi e konsideroi kanabis. Pas kundërshtimeve të Pëllumbi policia ka nisur kampione në Itali për analiza dhe nga përgjigja e kthyer rezulton se bima ka qenë kanabis dhe jo kërp industrial.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›