I vunë zjarrin plehrave, digjen 2 ha me mollë
Korçë- I kanë vënë zjarrin mbeturinave që depozitohen në zonën periferike të qytetit, por flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me dru frutorë.
Ngjarja ndodhi pak momente më parë në fshatin Mbrorje të qytetit të Korçës, ku nga të dhënat e para mësohet se janë shkrumbuar nga zjarri rreth 2 hektarë të mblejja me drurë frutorë, kryesisht mollë.
Njëra nga banorët në vendin e ngjarjes, tregon se zjarri ka pasur shkak djegien e plehrave, të cilat hidhen në këtë pjesë periferike të fshatit, ndërkohë që duket se pak më pas, zjarri doli jashtë kontrollit dhe i ndihmuar nga era nisi të përhapej.
Nga zjarri janë djegur mbi 100 drurë frutorë, por për fat të mirë me ndërhyrjen e vetë banorëve zjarri është lokalizuar në kohë.
Pak metra nga vatra e zjarrit gjenden shtëpitë e banimit. Vetë banorët tregojnë se herë pas here kjo zonë periferik e Mborjes është përshkruar nga flakët, pasi këtu digjen vazhdimisht mbeturinat.
Gjirokastër- Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar 5 ha kullotë malore në rrethin e Gjirokastrës ndërkohë që policia ka shoqëruar 5 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas dëshmimtarëve okularë vatra e zjarrit është shfaqur fillimisht në vendin e quajtur Fushat e Mashkullorës, mbiserat e fshatit Mashkullorë. Pas marrjes së sinjalit në vendngjarje kanë mbëritur menjëherë reparti zjarrfikes dheforcat e policisë.
“Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe prej5 hektarësh , barishte dhe shkurre”, thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai.
Efektivat e repartit zjarrfikës dhe të policisë pasi kanë luftuar 5 orë rresht me flakët kanë bërë të mundur që me mjete rrethanore, pasi automjetet zjarrfikese për shkak të relievit malor nuk mund t'i afroheshin vatrës së zjarrit, të bëjnë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe vendosjen nën kontroll të tij. Sipas zëdhënësit Mullai, “personat e shoqëruar janë marrë në pyetje ne lidhje me këtë ngjarje dhe më pas janë lënë të lirë”. Sipas hetimeve të para mendohet se shkaku i zjarrit që shkrumboi 5 ha kullotë malore të jetë i qëllimshëm.
Zjarr ne Sarande, alarmohen banoret Saranda ka qenë sot në gjendje alarmi pas disa vatrave zjarri të rëna afër shtëpive të banimit. Deri tani policia ka arrestuar tre persona me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme. Vatrat e zjarrit në fillim ka pasur në afërsi të manastirit të Shën Gjergjit dhe më pas në Livadhja në fshatin Dyrmish, rreth 20 km larg Sarandës. Në ndihmë të zjarrfikëseve të Sarandës kanë shkuar dhe ato të Delvinë stë cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin.