E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analize e re per diagnostikimin e TBC

Analize e re per diagnostikimin e TBC

Nje analize e re mjekesore mund te zbuloje tuberkulozin ne me pak se dy ore. Eksperte te Shendetesise thone se kjo mund te ndryshoje rrenjesisht menyren e diagnostikimit dhe trajtimit te tuberkulozit duke shpetuar njekohesisht jeten e miliona njerezve. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollesi.

Analiza e deritanishme per diagnostikimin e Tuberkulozit mund te jete e ngadalshme. Pacienteve u merret spuma ose gelbaza e cila dergohet ne laborator ku mbahet perpunohet veshgohet deri sa te shfaqet mikrobi. Mjeket thone se nje analize e tille nuk eshte e besueshme si dhe kerkon kohe e laborante te kualifikuar.

Dr Gary Simon kryeson departamentin e semundjeve infektive ne Universitetin George Washington. Ai thote se atij i duhen dite dhe jave per te perfunduar nje analize te tille e per te percaktuar diagnozen.

Tani shkencetaret thone se kane zhvilluar nje pajisje per kryerjen e analizes qe merr vetem 90 minuta per te dhene rezultatin dhe eshte me e sakte sesa menyra e deritanishme.

Dr. David Persing eshte nenpresident i kompanise Cepheid me baze ne Kaliforni qe prodhon kete pajisje. Ai thote se pajisja eshte e thjeshte dhe nuk kerkon nje laborant a teknik te posacem.Provat tregojne se analiza e re eshte 98 per qind i sakte.

Dr. Anthony Fauci i Institutit Kombetar te Shendetit thote se kjo menyre e re e shpejte diagnostikimi do te luaje nje rol te rendesishem ne diagnostikimin TBC-ne vendet ne zhvillim dhe ato te zhvilluara. Sipas menyres se re pacienti mund ta marre pergjigjen e analizen pa u larguar nga klinika dhe jo si deri tani kur personi pret ne shtepi me dite a jave duke u bere edhe rrezik infektimi per njerezit per rreth.

Pajisja e re tani duhet te shperndahet ne zonat ku tuberkulozi eshte me i perhapur.Por kostoja e larte shihet si nje pengese per perdorimin e pajisjes ne vendet ne zhvillim. Pajisja e re per kryerjen e analizes se tuberkulozit mund te kushtoje deri ne 30.000 dollare. Por ekspertet thone se  me kalimin e kohes ky cmim pritet te bjere. Madje kompania Cepheid qe prodhon kete pajisje thote se mund tua shese pajisjen zonave te vrafera per me pak se  10 mije dollare.

Organizata Boterore e Shendetesise thote se nje e treta e njerezve ne mbare boten jane te infektuar me TBC dhe gati dy milione njerez vdesin nga tuberkulozi cdo vit.

Qumeshti i gjirit dhe Diabeti i tipit 2

Diabeti i tipit 2 vazhdon te perhapet ne Shtetet e Bashkuara dhe ne bote. Por ndersa dieta dhe ushtrimet fizike dihet se ndikojne mbi kete kete semundje nje studim i ri botuar ne revisten Neurologji tregon se edhe ushqimi i foshnjeve me qumesht gjiri ndikon ne diabetin e tipit 2 tek nenat.

Shumica e mjekeve pediater rekomandojne qumeshtin e gjirit si alternativen me te mire ushqyese per foshnjen ndersa studimi i ri tregon se kjo mund te jete me mire edhe per nenen.

Studimi i kryer nga shkencetare ne Universiteti i Pittsburgut tregon se nenat qe nuk i kane ushqyer me qumesht gjiri femijet e tyre kishin pothuajse dy here me shume gjasa per tu prekur nga diabeti i tipit dy 2 me vone ne jete ne krahasim me grate qe femijet e tyre i kishin ushqyer me qumesht gjiri.

Ne studim i perfshine me shume se 2 mije e 200 gra mes moshes 40 dhe 78 vjec. Te dhenat treguan se per nje grua lindja rrit rrezikun per prekjen nga diabetit me vone ne jete por kur kjo grua e ushqen foshnjen me qumesht gjiri ky rrezik pakesohet deri ne nivelin e grave qe nuk kane femije.

Nje diete e shendetshme dhe ushtrimet fizike e zvogelojne rrezikun e zhvillimit te diabetit te tipit 2 por sic thone ekspertet pak njerez e kuptojne qe dhenia e gjirit ndihmon per te tretur dhjamin ne barkun e nenes pas lindjes gje qe gjithashtu ndihmon per te ulur kete rrezik.

Autoret e studimit thone se keto rezultate perbejne nje arsye te mire per te inkurajuar grate qe ti ushqejne foshnjet e tyre me qumesht gjiri te pakten gjate muajit te pare.

vizitoni http//astritlulushi.wordpress.com/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›