Bashkia e Tiranes paralajmeron se nuk do te toleroje ndertimet pa leje

Ne Tirane Bashkia parlajmeroi sot se nuk do te toleroje ndertimet pa leje dhe se ka pezulluar aktualisht punimet ne 67 objekte
Pak dite me pare nderhyrjen ndaj ndertimeve te paligjshme e kishte paralajmeruar edhe kryebashkiaku i ri i Tiranes Lulzim Basha ne nje interviste per Zerin e Amerikes ku ai kishte theksuar se do te zbatohet me rigorozitet ligji.
Zedhenesja e Bashkise Anila Bisha njoftoi se ne dispozicion te qytetareve eshte vene edhe nje numer telefoni ku mund te denoncohen te gjitha rastet e ndertimeve pa leje ne kryeqytet duke perseritur se ato nuk do te tolerohen.
Fenomeni i ndertimeve pa leje lulezoi javet e fundit per shkak te periudhes se gjate te procesit zgjedhor ne kryeqytet dhe paralizimit qe kjo situate tranzicioni shkaktoi edhe tek institucionet e bashkise se kryeqytetit