E Diel, 1 Nëntor 2026

Denio: Serbia të zbatoj marrëveshjet me Kosovën

Shtyrja e dhënies së statusit të kandidatit të Serbisë për BE, nuk do të ketë efekte negative për integrimet evropiane, ka thënë ambasadori francez në Beograd, François-Xavier Denio.

I pyetur për vonesën e dhënies së statusit kandidat për Serbinë, ai ka thënë se shtyrja e statusit do t`i jap kohë Serbisë që të përgatitet më mirë.

"Për dy muaj disa gjëra mund të bëhen. Pas Samitit e kemi një qëndrim unik të BE-së, me përcaktimin e qartë të asaj që ne mendojmë se është e domosdoshme për statusin e kandidatit”, ka thënë Denio duke kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Prishtinën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›