E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel: Të mos ketë struktura paralele në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar sot se Kosova do të përmbush të gjitha detyrimet e kërkuara në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e familjes europiane.
 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, Thaçi theksoi se Kosova është e vendosur të përmbyllë kapitullin e konflikteve dhe të nisë atë të bashkëpunimit.
 

“Historia nuk mund të mbajë peng të ardhmen dhe Kosova e ka të qartë të ardhmen e saj, në NATO dhe në BE. Ne do të jemi të përkushtuar në dialogun me fqinjët dhe duam të kemi marrëdhënie të mira edhe me Serbinë” ka theksuar Thaçi.

Më tej, ai tha komentoi edhe situatën në veri të Kosovës, për të cilën tha se në atë zonë nuk është në konflikt qeveria me banorët, por ligji me anarkinë.  Ai ka shtuar se Kosova do të punojë për të konsoliduar fuqishëm të vlerave europiane në Kosovë ndërsa ka shtuar se korrupsioni mbetet prioritet kryesor i qeverisë. Thaçi falenderoi edhe turpat ushtarake gjermane që kontibuojnë në Kosovë, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Nga ana e saj kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar shpërbërjen e strukturave paralele në veri të Kosovës ndërsa ka shtuar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë edhe stabilitet në rajon.
 

“Ne ia kemi bërë të qartë edhe presidentit serb Tadiç për gjetjen e mundësive për bashkëpunim kufitar dhe jemi të angazhuar që në Kosovë të mos ketë struktuara paralele. Është bërë një hap i madh për arritjen e dialogut dhe është radha e palës kosovare që të japë angazhimin e saj për të arritur një zgjidhje” ka shtuar Merkel.


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ripërsëritur gjithashtu mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën ndërsa ka kërkuar bashkëpunim me EULEX-in dhe vazhdimin e sinjaleve pozitive të deritanishme.

Vizita e Merkel në Kosovë është një vizitë historike për vendin, pasi Gjermania është një nga vendet përkahëse të Pavarësisë dhe integritetit të Kosovës në kufijtë e saj me Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›