E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi Flame, arma e re kundër Iranit?

Flame është një virus kompjuterik, për të cilin, Teherani thotë se i ka infektuar kompjuterët e tij dhe për të cilin, ekspertët e pavarur thonë se është virusi më i fuqishëm deri më sot.

Virusi duket se paraqet një përshkallëzim të madh në luftën kibernetike dhe disa qeveri, që janë të shqetësuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit, dyshohet se ia kanë mësyrë Teheranit për të sabotuar përparimin e tij.

Virusi infekton kompjuterët me qëllim të marrjes së informacioneve për përdoruesit, për të vjedhur informacionet sekrete dhe shkakton fshirje masive të të dhënave.

Ai e bën këtë duke nuhatur rrjetin e trafikut, duke marrë pamjet kompjuterike, duke incizuar me zë bisedat, duke ndërprerë aktivitetin e tastierës. Të dhënat që mblidhen, i kalojnë krijuesit të virusit.

Cilët kompjuterë ka goditur dhe sa ka shkaktuar dëme në Iran, nuk dihet ende. Ekspertët iranianë e kanë zbuluar virusin në muajt e fundit në kompjuterët e Ministrisë së Naftës dhe të Kompanisë Kombëtare të Naftës, derisa zbulimi është bërë publik vetëm këtë javë, pasi që Teherani ka kërkuar nga një agjenci e OKB-së ndihmë për të kryer hetimet.

Agjencia ka kërkuar nga kompania ruse e anti-viruseve, Kaspersky Lab në Moskë, për t’ia hedhur një vështrim virusit dhe Lab publikisht e ka përshkruar atë si “një nga kërcënimet më komplekse të zbuluara deri më tash”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›