E Diel, 1 Nëntor 2026

Menduh Thaçi takon Ramën për situatën në Maqedoni

"E di që ju sot jeni të interesuar për tjetër gjë dhe ka ditë përpara për të diskutuar dhe për çështjen që ju jeni të interesuar. Ndërkohë, ne sapo mbaruam një takim të paracaktuar me mikun tonë Menduh Thaçi, me të cilin ndamë shqetësimet për situatën e ngërçit në Maqedoni, si dhe për domosdoshmërinë që përmes sa më shumë përpjekjesh konstruktive, e sidomos të gjithë faktorit shqiptar, Maqedonia të shkoi përpara në rrugën e demokratizimit, modernizimit e të zhvillimit", u shpreh Rama. 

Ai shtoi se “nuk mund të mos e shpreh dhe këtu gjithë konsideratën dhe vlerësimin për përpjekjet e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë lidhur me gjithçka që duhet bërë në të mirë të Maqedonisë, të popullit maqedonas dhe sigurisht në  të mirë të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni".

Nga ana e tij Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Thaçi u shpreh se ka kërkuar mbështetje nga Kryetari Rama. “Jam në një mision të kërkimit të aleatëve për ta zhbllokuar situatën në Maqedoni. Ishte kënaqësi të takoj zotin Rama që është një personalitet i rëndësishëm i politikës gjithëshqiptare. Gjithmonë në drejtim të kërkimit të ndihmës për ta zhbllokuar situatën pasi situata është shumë e keqësuar, si në aspektin e bllokimit të procesit integrues, ashtu dhe në drejtimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, ndërkohë që kriza ekonomike i vjen te dera Maqedonisë”, u shpreh Thaci.

Ai shtoi se “do të vazhdoj, kështu, të flas me këtë fjalor dhe me këtë interesim që sa më shpejt diçka të bëjmë për shkak se jam edhe drejtues i opozitës, e mbaj një përgjegjësi shumë të madhe që situata të mos dalë nga kontrolli. Për këtë nuk është interesuar askush, as zoti Rama, as unë, as një shqiptar edhe normalisht, e kam shpresën se me lidhjet e veta dhe me ndikimin e vet që ka edhe në Maqedoni edhe më gjerë do ta japë kontributin e tij.”/Start/

                                                                                             2012-05-30 14:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›