E Diel, 1 Nëntor 2026

Christine Lagarde pranon: Nuk paguaj tatime

Vazhdon debati publik për deklaratat e drejtoreshës së FMN-së, Christine Lagarde, lidhur me Greqinë. Në faqen e saj personale në Twitter, nisur nga trysnia e mijëra komentuesve, Lagarde ka pohuar se ajo vetë nuk paguan tatime.

“Kjo është e drejtë, unë nuk paguaj tatime”, shkruan shefja e FMN-së, në llogarinë e saj në Twitter, gjatë debateve me publikun.

"Zonja e Hekurt" e FMN-së, Christine Lagarde, paga e së cilës arrin në 380.989 euro në vit, gëzon një status të veçantë tatimor si një zyrtar ndërkombëtar, kështu që ajo nuk paguan tatimet, privilegj që iu ofrohet përgjithësisht Drejtorëve të Përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas neneve 34 dhe 38 të Konventës së Vjenës të vitit 1961.

Kjo porosi vjen disa orë pasi Lagarde dha detaje në Twitter për publikun në lidhje me deklaratat që bëri disa ditë më parë dhe për krahasimin e Greqisë me fëmijët e Afrikës.

Disa anëtarë të Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, megjithatë, duket të mos jenë të kënaqur me shpjegimet e dhëna deri më tani nga Lagarde.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›