Anan pritet të takojë Asadin

Plani i Ananit për t’i dhënë fund dhunës në Siri është lënë në hije nga zemërimi ndërkombëtar pas masakrës së të premtes në rajonin e Houlas.
Anani e quajti masakrën ku humbën jetën 108 persona, 49 prej të cilëve fëmijë dhe 34 gra, “një moment të tmerrshëm dhe me pasoja të thella”.
Të mbijetuarit i treguan “BBC”-së shokun dhe frikën e përjetuar kur forcat e regjimit bastisën shtëpitë e tyre.
Anan mbërriti dje në Damask dhe tha se qeveria duhet të marrë hapa të vendimtar për të treguar se është për paqe. Ai tha se mesazhi i tij nuk është vetëm për qeverinë por për çdo të armatosur./Start/F. P/
2012-05-29 09:08