Anastacia: E kam mposhtur kancerin dy herë
Pop ylli Anastacia, i ka thënë fansave se ajo e ka mposhtur kancerin për herë të dytë. Krijuesja e hitit “I’m Outta Love” kishte marrë një goditje të rëndë më herët gjatë vitit kur mjekët i thanë se është diagnostifikuar me kancerin, të cilin e mposhti edhe një herë në vitin 2003.
Pas trajtimeve intensive disa muajshe, ajo është rikthyer në Twitter për të zbuluar lajmin e madh.
“Unë jam pa kancer, përgjithmonë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Anastacia e ndërpreu turneun e saj europian që e nisi në janar pasi mori lajmin se kishte kancer.
(a.k/tg/BalkanWeb)