Lacio do Ujkanin, Sadiku drejt Augsburgut
Shumë futbollistë shqiptarë janë të përfshirë nga ethet e merkatos, por disa janë të destinuar të lëvizin patjetër. Në Serinë A duket se portieri Samir Ujkani është i pari që do të largohet nga Palermo, pasi në Serinë B, si portier i dytë, nuk mund ta bëjë, por te Lacio ndoshta po. Duke pasur titullar në portë Federiko Marketin, rruga duket e mbyllur te Lacio për titullar, por Bizarri dëshiron të gjejë vazhdimësinë diku tjetër. Bizarri duket se do të transferohet te Xhenova. Gjithçka mbetet për t'u parë pas vendimit që do të marrin drejtuesit e Lacios, që nuk kanë dëshirë ta lënë të lirë lojtarin dhe për këtë arsye, një ditë më parë është takuar me drejtorin sportiv, Igli Tare. Mendohet se gjithçka do të mbyllet në fillimin e javës së ardhshme, ku pas lekëve që bardhekaltrit do të marrin nga Xhenoa, do t'i transferojnë në Palermo për të sjellë në Romë portierin e Kombëtares shqiptare.
SADIKU
Armando Sadiku është vënë përsëri në qendër të merkatos verore. Pas Zyrihut, Tunit dhe WBA-së, një tjetër skuadër kërkon shërbimet e shqiptarit. Bëhet fjalë për skuadrën gjermane të Augsburgut. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Augsburg synon të përforcojë sulmin për sezonin e ri në Bundesligë dhe sulmuesi i Luganos shihet si një zgjidhje e përshtatshme për këtë repart. Ajo që dihet tashmë është se se Sadiku do të largohet këtë verë nga ekipi i Luganos, por se ku do të përfundojë, do të mësohet më tepër ditëve në vazhdim.
BASHA
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, shihet si një nga investimet më të mira të Torinos, skuadër që vijon të miliotjë në Serinë A. Gazeta italiane "La Stampa" e ka konsideruar Migjen Bashën si poliglotin e mesfushës së Torinos, pasi ai mund të kryejë disa role në mesfushë. Mund të luajë në të djathtë, në të majtë, i avancuar, në qendër, ndërsa edhe si shkatërrues, apo organizator. "Basha, polivalenti i mesfushës së Torinos", shkruan e përditshmja italiane, duke e konsideruar shqiptarin si një nga shtyllat e "demave".
HASANI
Mesfushori shkodran Edon Hasani ka kaluar në kampionatin rumun. 21-vjeçari është ndarë me skuadrën bullgare të Liteksit, skuadër për të cilën luajnë Armando Vajushi dhe i sapotransferuari Jurgen Gjasula, për të kaluar te skuadra e Ceahlaul Piatra Neamt në elitën e futbollit të Rumanisë. Mediat rumune raportojnë se Hasani ka firmosur një kontratë tre-vjeçare. Tani shqiptarit do t'i duhet të tregojë veten te skuadra rumune, pasi te Liteksi nuk gjeti shumë hapësirë për t'i treguar vlerat e tij.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)