Anastas Angjeli akuza Tavos: Hëngri tavën e helmuar të Berishës
TIRANE - Kandidati i Partisë Socialiste, i treti në listën e qarkut të Gjiro-kastrës, Anastas Angjeli ka hedhur dje akuza kundrejt kandidatit të LSI-së, Vangjel Tavo. Sipas tij, ky kandidat po abuzon me pushtetin dhe po bën pazare në emër të koalicionit për qeverisjen pas 23 qershorit. Deklarata ka ardhur gjatë një takimi me elektoratin në lagjen periferike Gërhot. “Unë ju drejtohem për herë të parë, duke ju thënë së ky koalicion, PS-LSI, është një koalicion parimesh, koalicion programesh dhe nuk është një koalicion pazaresh, ndarjesh postesh dhe vende pune apo përralla të tjera”, - u shpreh Angjeli. Ai u tha gjirokastriteve se “këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë, pasi kemi 22 vjet demokraci dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të formojmë një shtet”. Gjatë takimit, kandidati i PS-së është drejtuar me nota të ashpra ndaj Vangjel Tavos, duke theksuar se këto akuza vijnë për të dhe jo për koalicionin. “Për herë të parë zë në gojë emrin Tavo, Tavo e hëngri tavën e helmuar të Berishës. Kjo s’ka lidhje me LSI-në, kjo s’ka lidhje me koalicionin, prandaj ju bëj thirrje të drejtoheni përpara dhe të votoni nr.29", - u shpreh ai. Sipas Angjelit, PS pretendon ngritjen e një shteti dhe kjo s’nënkupton atë që nëse PBDNJ merr Ministrinë e Punës, në të punësohen vetëm njerëz të kësaj force politike. Vetëm pak ditë pas çeljes së fushatës elektorale kandidati, i cili kryeson LSI-në në Gjirokastër akuzoi struktura drejtuese të PS-së në këtë qark se po punojnë edhe me forcën politike të PD, duke synuar eliminimin e LSI-së. Ai tha se dispononte edhe materiale filmike të takimeve të fshehta të drejtuesve të PS-së, të cilat inskenonin LSI-në.
REAGIMI
Ndërkohë, kandidati i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo deklaroi dje në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” se u qëndron deklaratave të bëra se LSI do të ketë 40% të pushtetit, me marrjen e fitores së opozitës. “Unë nuk shquhem për politikan që flas shumë, por ato që them, i them të sakta”, - tha dje Tavo, nisur nga deklarata e bërë nga kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një interviste televizive. “LSI pretendon që të marrë disa herë mandatet që ka pasur deri tani dhe të mos jetë numerikisht thjeshtë plotësuese e koalicionit siç pretendojnë disa, por të luajë rolin lider të koalicionit”, - deklaroi më tej Tavo. Ndërkohë një ditë më parë, për shifrën 40%, Rama tha se: “Jemi në fushatë elektorale, jemi në koalicion, por LSI ka të drejtën e saj të kërkojë vota, të kërkojë sa më shumë mandate për në Kuvend. Nëse LSI do të dilte forcë e parë, do të kishte të drejtën e saj që të kishte dhe kryeministrin e vendit”. “Marrëveshja jonë është e mirëmenduar dhe bashkimi i PS me LSI ka qenë një proces që ka zgjatur dhe që ka vullnet të dyanshëm që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës. Sa u takon përqindjeve të pushtetit, nuk kemi folur fare për këtë çështje, pasi ne jemi dy forca që do qeverisim si një fuqi e madhe”, - tha Rama.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)