E Shtunë, 31 Tetor 2026

Empoli shet gjysmën e kartonit të Hysajt

Shumë klube kanë shfaqur interes për mbrojtësin shkodran të Empolit, Elseid Hysaj, si Fiorentina, Parma, Kievo, por edhe Lacio. Pikërisht bardhekaltrit mund të jenë ekipi që do të sigurojë mbrojtësin kuqezi, vetëm 19-vjeç. Lacio është gati të japë për gjysmën e kartonit dhe ta lërë aty. Edhe Parma duket mjaft e interesuar, por duhet parë se çfarë do të ndodhë. Empoli i ka idetë e qarta, Hysajn mund ta shohim edhe një vit në Serie B, ku gjysmën e kartonit mund ta ketë një klub i Serisë A.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›