E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus: Markizio është në planet tona

Administratori i deleguar i Juves, Bepe Marota, ka sqaruar se Klaudio Markizio është në planet e ekipit për vitin e ardhshëm. “Nuk kemi menduar që ta shesim atë, as tani, as kurrë! Në 2012-shin kemi rinovuar me të deri më 30 qershor 2017 dhe ia kemi shtuar rrogën. Ky është një tregues i qartë, për faktin sesa i rëndësishëm është. Ne do rihapim çështjen e shitjes së tij, vetëm nëse do të na vinte një ofertë stratosferike. Por deri tani, diçka të tillë nuk kemi pasur”, – tha Marrota.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›