E Enjte, 5 Nëntor 2026

Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj, kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Komisioni i Ekonomisë i ka propozuar Kuvendit për miratim emrin e ish deputetit të PS Anastas Angjeli dhe zv. Guvernatoren, Natasha Ahmetaj, për tu emëruar si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dy kandidaturat e miratuara nga komisioni, do ti paraqiten Kuvendit të Shqipërisë për votim. Nëse miratohen, mandati i tyre do të jetë 7 vjeçar.

Shpallja e 2 vakancave në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është bërë që vitin e kaluar, pasi I’u përfundoi mandati anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2014.

Ish deputeti i PS-së Anastas Angjeli, pasi nuk kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, është vetë-ofruar për këtë pozicion, ku mori mbështetjen edhe të opozitës gjatë prezantimit të objektivave. Kandidatja Natasha Ahmetaj, aktualisht anëtare e këtij këshilli, u vlerësua nga anëtarët e komisionit për shkak të eksperiencës së saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›