E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çështja “Beccheti”/ Kushtetuesja rrëzon komisionin hetimor, PD: Po bëhet mburojë e korrupsionit

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi  kërkesën e PD për Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen Becchetti, ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshem të PD, Gazment Bardhi. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese “po bëhet mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare”.

“Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet! Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare”, tha Bardhi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›