E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD thirrje kryeministrit Rama: Të mos pengohet arrestimi i Alqi Bllakos

Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Ramës të mos pengojë kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizim për arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako.

PD bën thirrje që Prokuroria të mos pengohet në hetimet, siç e quan ajo, të njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

“Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e një grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.”, -thuhet në reagimin e PD-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›