Ministrja Xhaçka falenderon Sorecën: Mirënjohje për gjithçka keni bërë për integrimin e Shqipërisë në BE

Minsitrja e jashtme Olta Xhaçka ka falenderuar ambasadorin në ikje të BE-së në Tiranë Luigi Soreca, për gjithçka që ai ka bërë për integrimin e vendit tonë në BE. “Puna juaj e palodhur pas tërmetit dhe gjatë pandemisë do të kujtohet me mirënjohje të pamasë”, nënvizon Xhaçka.
“Faleminderit i dashur Lui për gjithçka që keni bërë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por mbi të gjitha faleminderit që keni qenë një mik i mirë i Shqipërisë. Puna juaj e palodhur pas tërmetit dhe gjatë pandemisë do të kujtohet me mirënjohje të pamasë. Të uroj më të mirat në pozicionin tënd të ri”, shkruan Xhaçka.