Leku forcon pozitat ndaj euros, humb terren me dollarin amerikan

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi terren me monedhën e gjelbër amerikane, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,28 lekë dhe këmbehet me 83,97 lekë, ndërsa euroja zbriti në kuotën e 96,72 lekëve, ose 0,11 lekë më pak se një ditë më parë.
Paundi britanik u forcua me 0,34 lekë. Monedha britanike këmbehet me 110.24 lekë, ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0,31 lekë dhe këmbehet me 104,03 lekë.
Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar luhatje të lehta.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 83.97 | +0.28 | |
| Euro | EUR | 96.72 | -0.11 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.24 | +0.34 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.03 | -0.31 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 54.48 | +0.19 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.98 | +0.24 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.82 | +0.08 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.83 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.30 | 0.00 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.95 | -0.02 | |
| SDR | SDR | 114.06 | +0.24 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 335752.56 | +282.03 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4085.72 | -2.03 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.79 | +0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.79 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 2.00 | 0.00 | |
/e.xh/j.p/r.e/