Ançeloti i sugjeron Kavanin klubit të Real Madridit
TIRANE-Karlo Ançeloti ka zgjedhur bomberin e tij për te Real Madridi: Edinson Kavanin. Trajneri italian u ka kërkuar drejtuesve të klubit madrilen të blejnë uruguajanin për sezonin e ardhshëm.
Në sulm për “El Matador”, siç ka pranuar në ditët e shkuara edhe presidenti Napolit, De Laurentis, është edhe Mançester Siti, që ka ofruar tashmë 50 milionë. Duket se Kavani do të jetë pika kyçe e merkatos verore. Deklarata zyrtare për momentin nuk ka. Por emisarët e Real Madridit kanë filluar tashmë të bëjnë një sondazh me drejtuesit italian, për të kuptuar ecurinë e mundshme të tratativës. E sigurtë është që do të ketë një garë me rritje çmimi në aksin Spanjë-Angli, për kënaqësinë e De Laurentis dhe arkave të Napolit.
Së bashku me Falkaon dhe Runin në anën tjetër, Kavani është lideri i merkatos verore dhe shitja e tij mund të ndryshojë ekuilibrat e Champions League për sezonin e ardhshëm. Por nuk mbetet pas edhe talenti i Totenhamit, Garet Bejl, që gjithashtu ka një vlerë afro 50 milionë euro.
(d.b/BalkanWeb)