E Diel, 1 Nëntor 2026

Sedorf-Alegri, nerva të tendosura për stolin e Milanit

ROME-Duket akoma e zymtë çështja e trajnerit te Milani. Edhe pse ditët e fundit janë përfolur emra dhe Alegri ka takuar personalisht Galianin, nuk ka asnjë gjë konkrekte. Presidenti Berluskoni në të vërtetë e ka vendosur: trajneri i ri i Milanit do të jetë Klarens Sedorf.

Misioni brazilian ka filluar dhe agjenti i holandezit në orët në vazhdim pritet të fillojë bisedimet me klubin brazilian për prishjen e kontratës.

Pasi të ketë liruar Sedorf, për të cilin marrëveshja ekonomike me Milanin nuk do të jetë problem, radha do t’u vijë llogarive me Alegrin, që me një vit kontratë akoma, kërkon një prishje konsesuale, ku ai të përfitojë një shumë të kënaqshme. Këtu luhet ndeshja e trajnerit livornez: Alegri do të përfitojë te Roma 2.8 milion euro në sezon. Në të vërtetë, verdhekuqtë janë pak të preokupuar, aq sa të mërkurën kanë dërguar në Milano drejtorin Sabatini, i cili është takuar me Alegrin. Kuqezinjtë janë të gatshëm të lirohen edhe nëpërmjet një pagese, por sigurisht jo 1 milion euro që Alegri kërkon. Mbase edhe prej kësaj Adriano Galiani e ka mbyllur takimin me Alegrin, me shpresën për të tentuar edhe njëherë tjetër të bindë Berluskonin për të mbajtur teknikun aktual.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›