E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, vritet në Ankara konsulli çeçen i nderit

ANKARA – Konsulli çeçen i nderit në Ankara, Medet Unlu, është vrarë në rrethana misterioze. Trupi i pajetë i konsullit u gjet mbrëmjen e djeshme në ambientet e zyrës së tij në qendër të kryeqytetit turk.

Medet Unlu ishte një biznesmen i njohur në Turqi dhe prej kohësh mbante detyrën e Konsullit të Nderit, njoftoi ''Hurriyet''.

Momentalisht nuk janë ende të qarta motivet e vrasjes edhe pse nuk përjashtohen edhe arsyet politike.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›