Sekuestrimi i pajisjeve të “TV Shijak”, AMA: Djali i pronarit na kërcënoi me armë
TIRANE – Vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pajisjeve të televizionit “TV Shijak” ka shkaktuar përplasje mes pronarëve të televizionit dhe Autoritetit të Medias Audiovizive. Pasditen e sotme, grupi i inspektorëve të AMA-s, së bashku me përmbaruesin gjyqësor Baftjar Nela ishin në pikën transmetuese Fushë-Dajt, për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ku u përballën me kundërshtimin e dhunshëm të punonjësve dhe pronarëve të televizionit.
Autoriteti i Medias Audiovizive pretendon se inspektorët e saj dhe përmbaruesit janë kërcënuar me armë nga djali i pronarit të “TV Shijak” dhe për këtë arsye kanë bërë edhe një denoncim në polici.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, AMA bën të ditur se: “Ditën e Martë, më datë 21.05.2013, grupi i inspektorëve të Autoritetit të Medias Audiovizive, së bashku me përmbaruesin gjyqësor Baftjar Nela, në zbatim të vendimit të Gjykatës mbi “Urdhrin e Ekzekutimit”, nr 2424, dt. 15.04.2013, u paraqit në pikën transmetuese Fushë-Dajt. Qëllimi i grupit të punës ishte zbatimi i vendimit gjyqësor për “Sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të subjektit të palicencuar TV Shijak”. Pas paraqitjes në pikën e transmetimit, punonjësit e AMA-s u ndeshën me disa persona të panjohur, të pajisur me mjete të forta, të cilët nuk lejuan ushtrimin e detyrës në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Gjatë rrugës së kthimit, në afërsi të fshatit Surrel, automjeteve të grupit të punës të AMA-s, u është prerë rruga nga një automjet tip Fuoristradë me ngjyrë të zezë, me xhama të errët. Nga ky automjet kanë dalë 3 persona, të cilët ndërmorën kërcënime verbale ndaj anëtarëve të grupit të punës dhe përmbaruesit privat. Njëri prej tyre, shtetasi Parid Ismaili, djali i pronarit të televizionit privat të palicensuar “TV Shijak”, nxori një armë tip pistoletë dhe qëlloi një herë në drejtim të grupit të punës. Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar fizikisht nga kjo goditje me armë. Pas kërcënimeve verbale, të pasuara nga e shtëna me armë zjarri, grupi i inspektorëve u paraqit në ambientet e komisariatit nr. 4 në Tiranë dhe bëri denoncimin përkatës.”- thuhet në njoftimin e Autoritetit të Medias Audiovizive.
“AMA i bën thirrje opinionit publik ta mbështesë në misionin e saj për zbatimin e ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe siguron se mbetet e vendosur të vazhdojë zbatimin e ligjit ndaj të gjithë subjekteve audiovizivë sipas ligjit”- përfundon njoftimi.
(er.nu/BalkanWeb)