Ancceloti:Beckham i gatshëm ndaj Romës
Mesfushori David Beckham do tё jetё rezervё nё ndeshjen e tij tё parё nё Serie A me Milanin, gjatё tё dielës kur kuqezinjtë udhёtojnё nё Romё. Futbollisti i LA Galaxy, i cili ёshtё i huazuar tek Milani pёr dy muajt e ardhshёm, nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare qё nga muaji tetor i vitit tё kaluar, kur përfundoi sezoni nё Ligёn Amerikane. "Beckham ёshtё plotësisht i përgatitur, por nuk ka luajtur nё dy muajt e fundit. Megjithatë ёshtё vështirё qё ai tё fitojё vend si titullar qё nё ndeshjen kundër Romёs", ka thёnё Ancelotti. Beckhami megjithatë luajti njё pjesё nё ndeshjen miqësore qё Milani e zhvilloi ndaj Hamburgut nё Dubai.David Beckham ka shfaqur një formë të m,irë sportive deri tani sipas Anccelotit por për të luajtur që nga minuta e parë në një ndeshje të madhe siç është kjo me Romën duhet më shumë .Megjithatë anglezi mund të luajë gjatë zhvillimit të takimit dhe të bëjë debutimin e tij zyrtar me fanellën e një prej klubeve më të mira në Botë.Ndërkohë që është gjithçka gati në kampin kuqezi përpara sfidës ndaj Romës ku në sulm pritet të luajë treshja braziliane Kaka-Ronaldinjo dhe Pato.Pas barazimit të Interit kjo është mundësia më e mirë që Milani të afrohet edhe më shumë me vendin e parë në klasifikim sepse për momentin kuqezinjtë ndodhen të shkëputur me 10 pikë nga vendi i parë.