Anceloti: Celsi, tani favorit kryesor per titullin kampion
Karlo Anceloti eshte shprehur i lumtur dhe e etiketoi ekipin e tij, Celsin pas fitores se djeshme ne "Old Tratford", si pretendente kryesore per te fituar titullin e Premier Liges. Skuadra e Celsit eshte ngjitur ne krye, pas fitores 2-1 qe siguroi ndaj Mancester Junajtid ne ndeshjen e djeshme. Me kete fitore interesante ndaj kampiones ne fuqi, ne Premier Lige, skuadra e Celsit eshte rikthyer ne krye, tani si pretendente numer nje per te fituar kampionatin anglez. Trajneri Karlo Anceloti tha pas ndeshjes se djeshme se ne fushe te Mancesterit eshte hedhur hapi me i madh ne permbushje te objektivit final. "Ne u treguam teper intensive ne lojen tone gjate pjesen se pare te ndeshjes. Patem nje kontroll me te mire te ndeshjes", - theksoi Karlo Anceloti. "Gjate javes se fundit kemi bere stervitje intensive. Jemi stervitur fort, si dhe nuk kishim preokupime me ndeshjet te Liges se Kampioneve, ndryshe nga kundershtari yne. Mendoj se luajtem shume mire ne pjesen e pare te ndeshjes. Ishte nje fitore e rendesishme. Per te fituar ndaj Mancesterit Junajtid nuk ishte edhe aq e lehte. Ekipi ka bere nje pune mjaft te mire deri tani, prandaj mori maksimumin e pikeve". Triumfi ndaj rivales kryesore per titull, ne fund te kampionatit ka nje domethenie te madhe per trajnerin italian, qe drejton blute e Londres, nga fillimi i ketij sezoni. "Ne jemi skuadra favorite per titull, kjo eshte normale. Jemi kthyer ne krye te liges, por ka edhe pese ndeshje deri ne fund, ndaj duhet te fokusohemi per t'i fituar edhe ato. Jemi te lumtur, edhe pse asgje nuk eshte vendosur deri tani. Ne duhet te qendrojme te qete dhe te fokusohemi te ndeshjet tona. Pas humbjes me Interin, ne kampionat beme reagimin e duhur. Lojtaret e Celsit treguan se jane vertet te forte, per te permbushur objektivat e klubit". E ardhmja e trajnerit te Celsit, Karlo Anceloti varej pikerisht nga kjo ndeshje, pasi ne rast se blute nuk do te fitojne as titullin kampion, ishte paralajmeruar shkarkimi i trajnerit nga stoli i ekipit.