Starova, vendi i trete prioritet per bardheblute
Tirana i rikthehet serish pretendimeve te saj, per nje vend ne Europa Lige, pas triumfit te siguruar ne fushe te Apolonise. Pas ndeshjeve te javes se fundit, Tirana eshte ngjitur ne vend te njejten kuote pikesh, me Lacin dhe Shkumbinin. Bardheblute korren nje fitore te madhe ndaj Apolonise se Fierit, 2-1, ne "Loni Papuciu" dhe pas ndeshjes trajneri Sulejman Starova vuri theksin se objektivi i skuadres bardheblu ende nuk eshte arritur. - "Lojtaret treguan deshire te madhe per te fituar ndeshjen dhe kjo gje me pelqeu me teper," - theksoi trajneri i Tiranes, Sulejman Starova. - "Kampionatit i kane mbetur edhe pak ndeshje deri ne perfundim dhe objektivi i skuadres sone eshte i qarte. Duhet te shohim para dhe te arrijme maksimumin e mundshem ne ndeshjet e mbetura." Muzaka dhe Plaku shenuan secili nga nje gol per ekipin e Tiranes, ne ndeshjen e fundit ndaj Apolonise. Fieraket nga ana tjeter rrezikojne renien ne nje kategori me poshte.