Anceloti Didier Drogba me malarie
Celsi konfirmoi se sulmuesi nga Bregu i Fildishte Didier Drogba u diagnostikua dhe vuan nga malaria. Ne fakt mendohej se Drogba do te ishte i infektuar me nje virus pasi ai mungoi ne ndeshjet kunder Aston Viles dhe Spartakut te Moskes por testet e gjakut treguan se ai vuante nga malaria. Ish-asi i Marsejes e nisi nga bankina ndeshjen e humbur kunder Liverpulit fundjaven e kaluar perpara se te aktivizohej me fillimin e pjeses se dyte. Trajneri i bluve Karlo Anceloti zbuloi pas ndeshjes se Drogba nuk e nisi si titullar ne Anfield pasi ai vuante nga ethet ne prag te sfides. Tani u zbulua se semundja e Drogbase ishte ne fakt malaria dhe Anceloti eshte ne erresire rreth menyres sesi duhet ta trajtoje sulmuesin. Testet e gjakut te bera mbremjen e kaluar te henen treguan se ai kishte malaria - tha Anceloti. Une nuk e di nga e ka marre ate. Anceloti kembenguli se Drogba eshte rikuperuar plotesisht nga semundja dhe do te luaje nga fillimi kunder Fulhamit te merkuren teksa blute synojne te rikthehen te fitorja. Ai ka nje problem - shtoi Anceloti. Ai pati kete virus dhe sic duket ai ka humbur fuqi dhe stervitjet. Ai humbi gjendjen e tij. Ai mori trajtimin dhe tani eshte ne rregull. Ai do te rikthehet menjehere ne gjendjen e tij me te mire. Ai vuajti pasi nuk ishte 100 per qind por pas trajtimit ai do te jete me mire. Ai pati malaria. Testet treguan kete lloj virusi. Tani ai eshte me mire - perfundoi trajneri i Celsit Karlo Anceloti.
Martinez Kam frike nga Torresi
Trajneri i Uiganit Roberto Martinezi pranoi se ai ka frike te perballet me Fernando Torresin tani qe sulmuesi ka filluar te lere pas paraqitjen e dobet ne Kupen e Botes. Ylli i Liverpulit Torresi iu pergjigj kritikave me dy gola ne fitoren 2-0 kunder kampiones ne fuqi te Premier Liges Celsit ne Anfield dhe tani ai synon te shenoje ne transferten kunder Uiganit. Goli i dyte i spanjollit ishte plotesisht i denje per klasin e tij duke deshmuar se eshte rikthyer ne momentet me te mira pas disa muajve te varfer. Gjendja fizike e Torresit ishte shnderruar ne nje ceshtje te Liverpuli por Martinezi ndjen frike se 26-vjecari tani e ka kaluar stresin. Bosi i Uiganit tha per Daily Mirror Si cdo lojtar ju keni gjithmone ne mendje Kupen e Botes dhe kjo ndikon te forma juaj. Te gjithe lojtaret e medhenj duhet te bejne nje perpjekje ekstra dhe te japin me shume energji ne finale cka influencon edhe ne startin e sezonit tjeter. Fernando ka pasur disa demtime por tani ju mund te shihni se Torresi eshte rikthyer. Kjo eshte nje shenje e mire per Liverpulin dhe e keqe per kedo tjeter. Spanja fitoi Kupen e Botes por Torresi tregoi pamjaftueshmeri forme dhe me pas u demtua ne ije ne finalen e fituar kunder Holandes.
Mancini Junaitid i shqetesuar nga ne
Trajneri i Mancester Sitit Roberto Mancini beson se rivali i perjetshem Manceter Junaitid eshte i shqetesuar me menyren sesi po e perjeton sfiden ne Eastlands. Mbrojtesi i Junaitid Patris Evra tha se ai pret nje fitore te skuadres se tij duke pretenduar se fqinj i tyre eshte duke folur dhe nuk ka ndermarre asnje aksion. Francezi pretendoi se Junaitid nuk eshte shqetesuar nga deklarimet e Sitit se do te fitojne ndaj ekipit me te mire ne vend nderkohe qe ai nuk e shikon sfiden si nje ndeshje te madhe per Djajte e kuq sesa nje sfide ndaj armiqve lokale. Gjithsesi Mancini beson se Siti tani eshte nje rival serioz i formacionit te Aleks Fergusonit dhe Junaitid eshte i vetedijshem per kompetivitetin. Une mendoj se tani ata e dine se ne jemi ne ekip i fuqishem - tha Mancini per Sky Sports Nees. Une mendoj se situata ka ndryshuar ne kete moment. Ne kemi shume respekt per Junaitid shume respekt per Fergin pasi ai eshte nje nga trajneret me te mire ne bote por ai e kupton se ne mund te jemi gjithmone e me te mire se tani. Une mendoj se do te jete nje ndeshje e mire.
Premier Liga
Java 12 10.11.2010
1945 Aston Villa-Bllekpull
1945 Celsi-Fulham
1945 Njukasell-Bllekbern
1945 Uest Hem-Uest Bromuic
1945 Uigan-Liverpul
1945 Uolverhempton-Arsenal
2000 Everton-Bolton
2000 Mancster Siti-Mancester Jun.
RENDITJA
1 Celsi 11 25
2 Mancester Junaitid 11 23
3 Arsenali 11 20
4 Mancester Siti 11 20
5 Njukaselli 11 17
6 Bolton Uonderes 11 15
7 Totenhemi 11 15
8 Sanderlendi 11 15
9 Liverpuli 11 15
10 Uest Bromuici 11 15
11 Evertoni 11 14
12 Bllekpulli 11 14
13 Fulhami 11 13
14 Aston Villa 11 13
15 Birmingem Siti 11 12
16 Bllekbern Rovers 11 12
17 Stok Siti 11 10
18 Uigan Atletik 11 10
19 Uolverhemptoni 11 9
20 Uest Hemi 11 7
10 Nentor 2010