E Diel, 1 Nëntor 2026

MSH organizon seminar per kujdesin ndaj drogave rishikim Strategjise Kombetare Antidroge



Lizeta Duro
Ministria e Shendetesise pas urdhrit te kryeministrit Berisha organizoi dje seminarin kombetar per trajtimin dhe kujdesin ndaj drogave. Seminari u realizua ne kuader te rishikimit te Strategjise Kombetare Antidroge dhe per hartimin e nje Strategjie. Gjithashtu ky takim kombetar fokusohej ne vleresimin e permbushjes se objektivave dhe masave te parashikuara ne Strategjine Antidroge 2004-2010 si dhe planin e veprimit qe ishte ne funksion e kesaj strategjie te arritjeve dhe sfidave qe do te finalizohet me hartimin e draftit te strategjise se re per kontrollin e droges. Draft i ri perfshi si masa te politikave shendetesore ashtu edhe ngritje sherbimesh te reja qe fillojne me Qendren Kombetare Polivalente te Drogave dhe pershkallezohen me tej me sherbime te detoksifikimit neper spitalet rajonale si qendra ditore te terapive zevendesuese dhe te reduktimit te demit.
Ministri
Ministri i Shendetesise Petirt Vasili gjate fjales se tij ne kete seminar tha se perpjekjet e Ministrise se Shendetesise si dhe politikat qe ajo po ndermerr vazhdimisht ne kete fushe do te kontribuojne per te vene nen kontroll efektet e droges ndaj komunitetit dhe se vendi yne do te luaje nje rol te rendesishem ne perpjekjet nderkombetare per te luftuar drogat dhe kete fenomen. Strategjia Kombetare e Luftes kunder Drogave ajo ekzistuese si dhe strategjia e re qe do te hartohet jane nje manifestim i angazhimit te qeverise shqiptare per te luftuar kete fenomen si dhe per ti asistuar individeve apo grupe individesh te prekur nga shperndarja ilegale e drogave. Ne luften kunder drogave mund te jemi te suksesshem vetem nese koordinojme perpjekjet tona ato te qeverise shoqerise civile dhe partnereve nderkombetare u shpreh Vasili. Sipas ministrit tone te Shendetesise nje nga sfidat me te cilat duhet te perballemi gjithashtu eshte edhe promovimi i nje stili te shendetshem jete si dhe aktivitete te shumta gjitheperfshirese sistematike dhe afatgjata per te maksimalizuar efektin parandalues dhe njekohesisht programe per reduktimin e demeve ndaj drogave.

Strategjia
Strategjia bazohet ne kombinimin e masave te marra ne fushen e parandalimit ne nivel paresor dytesor dhe terciar kurimit rehabilitimit dhe identifikimi i gupeve ne rrezik. Kjo strategji do te kete programe per minimizimin e rreziqeve perfshire ketu parandalimin e HIV/AIDS dhe Hepatiteve virale. Hartimi i strategjise percakton tre nivele te cilat synoje drejtimet kryesore te strategjise per uljen e kerkeses per droge ne
1. Modelin e sherbimeve.
2. Prioritet ne zonat me risk te larte Durres Shkoder Vlore Berat Elbasan etj.
3. Infrastrukture Koordinimi trajnimi zhvillimi i kurikulave percaktimi i standardeve etj.

Lesi ne Panairin Boteror te Turizmit ne Londer Shqiperia perla e Adriatikut
Zv/ministri i Turizmit te Shqiperise Nikoll Lesi ndodhet ne kryeqytetin e Britanise se Madhe ku po zhvillohet Panairi Boteror i Turizmit nje stende te shkelqyer kete vit e ka zene edhe Shqiperia. Ne hapjen e panairit per Shqiperine Lesi foli para gazetareve te CNN BBC Euronees dhe shume stacione angleze. Shqiperia tashme eshte nje vend i kerkuar nga turistet e huaj dhe se numri i tyre po vjen cdo vit ne rritje. Jane shtuar turistet nga Rusia Serbia dhe vendet nordike cka e ben Shqiperine nje treg te shumekerkuar ne rajonin e Mesdheut. Nje numer i madh kompanish te huaja ne fushen e turizmit po investojne ne bregdetin shqiptar ku mund tiu permend faktin qe nje kompani e Katarit ka ne plan te investoje 2.3 miliarde dollare ne ndertimin e nje kompleksi gjigand turistik nga me te medhenjte ne Mesdhe tha lesi. Zv/ministri i Turizmit u tha gazetareve te huaj se po punohet me Malin e Zi Kroacine Kosoven Maqedonine dhe Bosnje-Hercogovinen qe te dilet me nje pakete te perbashket turistike ne menyre qe turistet e huaj te kene mundesine te vizitojne te gjithe keto shtete te rajonit te Adriatikut dhe te relaksohen ne pushimet e tyre. Gjithashtu Nikoll Lesi u ftua ne nje darke pune ku u fol mbi zhvillimet e fundit ne turizem nga drejtuesit e CNN ku gazetari i njohur Richard Quest pranoi ftesen e Lesit qe te beje nje dokumentar ne CNN per turizmin dhe kulturen shqiptare. Gjithashtu Lesi pati edhe nje takim me drejtorin per Europen ne BBC ku u bisedua menyra se si mund te reklamohet Shqiperia tek turistet angleze. Panairi boteror vazhdon per kater dite. Shqiperia kete vit ra ne sy per menyren e re te prezantimit dhe ishte nder te kerkuarat e vizitoreve te huaj.

Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatoreve i ben apel Bashkise se Tiranes te kompensoje konsumatoret

Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatoreve i perbere nga kryetari Besjan Pesha nenkryetarja Anila Jani si dhe antaret Marsida Xhaferllari Ledina Mandia dhe Altin Goxhaj i ben apel Bashkise se Tiranes te krijoje nje skeme e cila duhet te kompensoje te gjithe konsumatore qe kane te drejte ligjore te udhetojne falas ne transportin publik. Ky komision ne mbledhjen e tij te dates 08.11.2010 mori ne shqyrtim praktiken tregtare ne lidhje me nderprerjen e ofrimit te sherbimit te transportit qytetas falas per udhetaret te cilet e perfitojne kete sipas ligjit ne fuqi si dhe nderprerjen e ofrimit te biletes se pajtimit mujor te pergjithshem nga operatoret privat. Lidhur me kete ceshtje sipas anetareve te komisionit u konstatua shkelje e ligjit nr. 9902 17.04.2008 Per mbrojtjen e konsumatoreve. Sipas nenit 2 te tij ky ligj mbulon te gjitha llojet e marredhenieve midis konsumatoreve dhe tregtareve. Anetaret e ketij komisioni i kerkuan Bashkise se Tiranes te marre masat per ndreqjen e shkeljes te referuar ne piken 2 nepermjet vendosjes se te dhenave te sherbimit te transportit qytetas ne pikat e ndalesave te autobuseve si dhe publikimit te tyre ne faqen zyrtare te Bashkise se Tiranes ose ne fletepalosje. Komisioni konstaton se Bashkia e Tiranes nuk ka informuar qytetaret ne lidhje me sherbimin e transportit qytetas per kushtet e ofrimit te ketij sherbimi standardet e sherbimit disponueshmerine etj. Bashkia e Tiranes te marre masat per mos perseritjen e shkeljeve te tilla ne lidhje me ofrimin e sherbimit te udhetimit falas dhe bileten e pajtimit mujor si dhe percaktimin e skemes se kompensimit te konsumatoreve te demtuar per ditet e sherbimit te munguar tha Besjan Pesha kryetari i komisionit. Pesha kerkoi gjithashtu nga Bashkia e Tiranes te ndaloje shkeljen mbi mungesen e informimit te konsumatoreve ne lidhje me kushtet e ofrimit te ketij sherbimi sipas pageses.

10 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›