E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba Kam malarje

Kisha nje muaj qe ndihesha keq. Ne fillim menduam se ishte nje virus por te henen zbuluam qe behej fjale per malarje.

Keshtu eshte shprehur lojtari nga Bregu i Fildishte i cili sot do te luaje me Chelsea-n kunder Fulhamit edhe pse ka semundjen tropikale.

Nuk e di ku e mora semundjen por jam i lumtur qe me e keqja ka kaluar. Shpresoj qe brenda pak javesh te jem ne formen time me te mire u shpreh 32-vjecari.

Kapiteni i Bregut te Fildishte i cili ka qene ne Afrike per nje miqesore te kombetares se tij ne shtator ka pasur temperature dhe dhimbje koke pergjate nje muaji.

Drogba ka qene i semure qe para ndeshjes me Arsenalin me 3 tetor.

Sulmuesi po i nenshtrohet nje terapie intensive 48-oreshe dhe pritet te mos kete probleme per sherimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›