E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti: “Liverpuli, jo me ADN angleze”

Trajneri i Milanit Karlo Anceloti mendon se kundërshtarët e Milanit në finalen e Ligës së Kampionëve Liverpuli, janë skuadra më e keqe angleze në këtë edicion.
"Nga ana e nivelit teknik, ata janë më keq se sa tre skuadrat angleze që arritën deri në gjysmëfinalet e Ligës ss Kampioneve"-u shpreh tekniku i skuadrës italiane pjesëmarrëse në finalen e Athinës
Por edhe pse kjo mund të duket pozitive për skuadrën e Milanit, tekniku i saj nëse do të kishte mundësinë e zgjedhjes, nuk do të pëlqente që të përballej me skuadrën e Liverpulit. "Kjo nuk do të thotë që unë do të dëshiroja që të luaja me ata në finalen e javës së ardhshme"-u shpreh Anceloti duke shtuar "Unë do të kisha preferuar që të kisha përballë skuadrën e Mancester Junajtid".
Preferenca e teknikut kuqezi edhe mund të kushtëzohet nga fakti që Milani eliminoi pikërisht skuadrën e Mancester Junajtid në për të siguruar një vend në finalen e Athinës.
Megjithatë nisur nga karakteristikat e lojës së kundërshtarëve të tij anglezë, ai paralajmëroi tifozët se nuk do të paraqitej shumë spektakël në fushën e lojës. Italiani është i bindur se skuadra e tij do të hakmerret për humbjen e pësuar nga "të kuqtë" në Stamboll, dy vjet më parë.
Edhe pse kuqezinjtë kishin krijuar një avantazh prej tre golash, përsëri skuadra e Liverpulit arritit që të kthente rrezultatin dhe të fitonte Kupën e Kampioneve me penallti.
"Një nga arsyet e kësaj është, sepse ne të gjithë pamë se si gjysmëfionlja eci për Milanin, edhe në ‘Old Traford' edhe në ‘San Siro'"-u shpreh Anceloti.
"Por unë gjithashtu besoj se do të ishte një finale më e bukur, sepse Mancesteri është një skuadër teknike që luan një futboll të bukur dhe gjithashtu lejon edhe kundërshtarët të luajnë". Sipas teknikut të Milanit një gjë e tillë nuk do të ndodhë në finalen e Athinës.
"Unë nuk besoj se e njëjta gjë do të ndodhë me skuadrën e Liverpulit". Gjithashtu Anceloti u tall me Liverpulin duke i quajtur ata një skuadër mesdhetare, që nuk ka lidhje me futbollin anglez. "Milani do të ketë gjiothmonë një cilësi italiane, pasi ne edhe pse me lojtarë të huaj si kaka dhe Sedorfi, do ti qëndrojmë besnikë influencës tonë, filozofisë dhe besimit"-tha Anceloti.
" Liverpuli nuk ka një ADN angleze tani. Ata janë më shumë si një skuadër që është krijuar nga trajneri i tyre"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›