Kombëtarja në hotelin e shekullit 13

- Miqësorja e Shqipërisë me Anglinë nuk është vetëm një miqësore luksi përsa i përket piacës ndërkombëtare të kundërshtarit (ekipi i tetë më i mirë në botë), por edhe për kushtet në të cilat do të "jetojë" Kombëtarja shqiptare më atdheun e futbollit. Delegacioni
Shqiptar do të niset në datë 22 maj drejt aeroportit të Mancesterit, për t'a akomoduar më pas në Hotelin Dunkenhalgh.
Hoteli është një tip kështjelle, e ndërtuar fillimisht në shekullin e 13-të. Rikonstruksionin e fundit e ka bërë në vitin 2005 dhe hoteli ka 180 dhoma te standardit te larte dhe me shume fasilitete. Gjithsesi shpenzimet e akomodimit për ekipin shqiptar i mbulon Federata Angleze.
Skuadra e Baric do të kryejë stërvitjen e parë të martën, më datë 22 maj, ora 19:00, ndërkohë që ditën e mërkurë, do të zhvillojë dy të tilla (10.30 dhe 16.30). Ditën e enjte është programuar një seancë stërvitore njohesë në stadiumin "Torf Moor" ku do të zhvillohet edhe ndeshja. Të premten, datë 25 maj luhet edhe takimi miqësor me Aglinë e Stiv Meklaren. Ekipi kombëtar kthehet në datë 26 maj në Shqipëri. Pas një dite pushim Kombëtarja, më datë 28 nis përgatitijet për sfidat e dyfishta me Luksemburgun (më 2 qershor në Tiranë dhe 6 qershor në Luksemburg).