Metalurgu humbet Beqirin, por dhe trajnerin

- Hollandezi Co Adrianse, trajneri i Elvin Beqirit dha dorëheqjen nga bankina e skuadrës ukrainase Metalurg Dontesk. Adrianse mbetet një nga favoritët kryesorë për të marrë drejtimin e Fejenordit, aktualisht i drejtuar nga Leo Benhaker.
Metalurgu ndodhet në vendin e 11-në kampionatin ukrainas (larg zonës Intertoto) kur kanë mbetur edhe katër javë. Trajneri i ri do të jete belgu Zhos Darden.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elvin Beqiri, ditën e hënë theu kembën në takimin e humburme Metalist Harkov, edhe pse luajti vetëm dhjetë minuta. Beqiri do të mungojë në dy ndeshjet e Shqipërisë me Luksemurgun.