E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japin dorëheqje tre eprorë të lartë të FSK-së

Prishtinë - Në një kohë mjaft të shkurtër nga fillimi i punës, Forca e Sigurisë së Kosovës është përballur me treë dorëheqje të rëndësishme. Tre eprorë të lartë të FSK-së Gjeneral brigade Fadil Kodra, dhe dy kolonelët Zenun Kodra dhe Raif Preteni kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ata kanë thënë se procesi jo transparent në përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK-së në FSK, ndërhyrja direkte e individëve të caktuar brenda bordit për rekrutim, lënia anash e shumë pjesëtarëve të TMK-së, i ka shtyrë ata të japin dorëheqjen.

Tre funskionarët e lartë kanë dërguar një letër për liderët më të larta të shtetit, presidentit të vendit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit, ministrit të FSK-së Fehmi Mujota, komandantit të FSK-së Sylejman Selimit si dhe bordit për rekrutim, selektim dhe përzgjedhje në FSK ku i kanë paraqitur edhe dorëheqjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›