E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Nuk ka blerje në janar

Deklarata e teknikut italian erdhi pasi asnjë prej sulmuesve kryesorë të ekipit, Nikloas Anelka dhe Didier Drogba, nuk do të jenë në dispozicion të tij në ndeshjen e radhës. I pari për shkak të një dëmtimi, kurse i dyti do të jetë në Kupën e Afrikës dhe do të mungojë gjatë gjithë janarit.Duke folur për mediat, ai tha: “Nëse e keni fjalën për lojtarë të rinj, ndoshta mund të na nevojiten në shkurt apo mars. Tani për tani nuk kemi nevojë”. Në këtë mënyrë, Ançeloti me shumë mundësi do të mbështetet tek 20-vjeçari Daniel Sturrixh dhe tek 18-vjeçari italian Fabio Borini.Në lidhje me këtë, Karlo Ançeloti shtoi: “Kam besim tek të dy ata. Do të kenë një mundësi të mirë të shfaqin aftësitë e tyre gjatë janarit. Problemi i vetëm është se ata janë të rinj. Por kanë shumë cilësi, duhet të kemi besim”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›