Londër, pranga 13 shqiptarëve për trafik droge
Gjithashtu, përveç të arrestuarve janë sekuestruar edhe 1.5 ton kokainë, e cila vinte me anije nga Kolumbia, fillimi do të ndalonte në Spanjë dhe më pas droga do të shitej në tregun britanik. Shqiptarët e arrestuar janë Besnik Alla, Xhovan Gripski, Fabiol Beqiri, Behar Dika dhe Elton Dika. Operacioni është zhvilluar tre ditë më parë, por është bërë publike të shtunën për arsye hetimi. Agjentët britanik të Scotland Yard-it në bashkëpunim me policinë spanjolle SOCA, rreth 200 milje larg brigjeve të Spanjës kanë sekuestruar një anije, në bordin e të cilës gjendej sasia e drogës, me vlerë 400 milion paund. Shqiptarët janë arrestuar disa muaj më parë, por janë mbajtur në survejim. Emrat e shqiptarëve të tjerë të arrestuar nuk bëhen publike për arsye hetimi.